Jo për çështje historike. Jo për shkak të osmanëve. Por për shkak se mohimi turk i identitetit dhe kulturës sime vazhdon edhe sot. Si?
Autor: Xhemal Ahmeti
ka lindur në Lugmir [Dobërdoll] të Maqedonisë. Ka mbaruar Historinë e Arteve, Mediat, Historinë, Antropologjinë Sociale [lic. MA+] Religjioshkencat dhe Filozofinë [Dr.phil|] . Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht dhe ndër tjera punon në Universitetin e Freiburgut (Zvicër) si hulumtues shkencor i religjioneve. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore. Jeton në Bernë.
Žižek kundër të gjithëve
Në librin: «Lufta e re e klasave – arsyet e vërteta të ikjes dhe terrorit», filozofi slloven i përmasave botërore Slavoj Žižek kërkon militarizimin e botës kundër kapitalizmit global dhe «monstrës islamike».
Kandidi në shtrat me Artemisian
Me Heliodorin dhe Volterin gjeografisë së imagjinatës për të kuptuar esencën e udhëtimit në art.
Ne jemi Almirë?
I lexuam thirrjet, mllefin, shpërthimet e arsyeshme ndiesore të shumëkujt. Në pikën e tragjedisë si kjo me Almirin njeriu ka mirëkuptim madje edhe me teletellalët irracionalë, krijon empati çasti edhe me teofilët trukastruar që besojnë se jo shuarja e katërvjeçarit është aq me rëndësi por mungesa e tij në një festë fetare për nder të… Continue reading Ne jemi Almirë?
«Jemi Një!»
Shqiptarët – të gjithë – dëshmuan se në lumturi dhe fuqi pushtojnë botën për të mirë. Këtë mesazh duhet sidomos politika ta lexojë mirë, drejt dhe përfundimisht. Kjo përforcon edhe atë tezën që thotë se shqiptarët edhe për shkak të zemërgjerësisë nuk kanë mundur të jenë pushtues.
Good morning little Britain
Brexit – është kësti i fundit i shuarjes së një ish- superfuqie. Dora vetë do të sjell Britaninë e Vogël nga një anëtare me të drejta të plota edhe të refuzimit të proceseve të shumta brenda BE-së në një penge bilateralesh jotransparente (si Zvicra) për të mbijetuar!
Politika e psikozave
Kush i vrau aktivistët e partive të ndryshme kosovare para, gjatë e pas luftës? Njëra palë thonë se ata u ekzekutuan ndër veti. Pala tjetër akuzon funksionarët e partive të tyre: për të ruajtur fshehtësitë personale ata paskan eliminuar kolegët, dëshmitarët dhe gjithë tjerët që kanë pyetur për çështje, atëherë tabu. I treti grup beson… Continue reading Politika e psikozave
Maqedonia ose ontologjia e gazit
Maqedonia mund të ndodhë kudo, e veçanërisht në shtetet shqiptare ku gjithçka ekziston në modusin e paradetonimit.
«Kali i Trojës» si alternativë
Shprehja që dikur në shekullin 15 nisi rrugën si folje latine e që në shekullin 17 brenda frëngjishtes u gradua në substantiv, sot në shekullin 21, është bërë çelësi magjik që e sugjeron çdo i dyti foltar kosovar si të vetmen mundësi për të ikur nga ferri: Alternativa!
Me Granitin kundër primordialëve
Ti nuk je në gjendje as qytetin e prindërve të tij t’ia çlirosh, që ai të ketë ku të kthehet lirshëm në atdheun e prindërve të tij dhe e akuzon për tradhti? Valon Behrami, Xhakat dhe tjerët nuk janë ata që bëjnë shtete e kombe, por ata që luajnë futboll. Dhe këtë e bëjnë aq… Continue reading Me Granitin kundër primordialëve
