Në Wikipedia, Facebook, Office, iWork, Microsft, Apple shqipja është ndër gjuhët më kot fare. Pse?
Autor: Xhemal Ahmeti
ka lindur në Lugmir [Dobërdoll] të Maqedonisë. Ka mbaruar Historinë e Arteve, Mediat, Historinë, Antropologjinë Sociale [lic. MA+] Religjioshkencat dhe Filozofinë [Dr.phil|] . Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht dhe ndër tjera punon në Universitetin e Freiburgut (Zvicër) si hulumtues shkencor i religjioneve. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore. Jeton në Bernë.
Grotesku si përmbajtje mediash
Nateditë akuzohen mediat për mungesë etike dhe profesionaliteti. S’dinë ata më mirë, apo problemi është diku tjetër? Masat i detyrojnë ata të sjellin vetëm lajme groteske, ngase ky është kushti për t’i konsumuar.
Nënavrasësit!
Nga pamjet më tronditëse gjatë luftës së Kosovës që tmerruan perëndimin ishin ato të atyre njerëzve që ecnin zvarrë rrugëve të pakapërcyeshme ballkanike me pleqtë e tyre në shpinë. Sot prindërit e moshuar vdesin gërmadhave postsocialiste, të braktisur, pa bukë, pa përkujdesje dhe pa e marrë vesh kush. Pse ndodhi kështu?
Sidoqenia e inferiorëve
Shqiptarët përfaqësohen keq në historitë e shumta botërore e kontinentale, ose aspak. Në diskurset intelektuale globale as si referencë nuk ekzistojnë. Pse? Faji i bigfoot-it apo ndonjë inferioriteti të kushtëzuar historik?
Ç’ është kombi nuk është shteti!
Demokracitë e zhvilluara bëjnë çmos për të gjetur formulën më adekuate të koekzistencës së kombeve në paqe brenda një shteti apo më shumëve, në Kosovë duan edhe një komb që ndoshta edhe e sajojnë si të dalë nga ky që është – shqiptar, por urojmë mos t’iu ndodhë si «maqedonëve».
Maqedonia antishqiptare apo vetëm gjeoracizëm?
Primatët politikë sabotuan shejntërimin e Nënë Terezës në Romë. Ky veprim i tyre rishkaktoi një valë akuzash e fyerjesh në kurriz të shqiptarëve të Maqedonisë. Historia e një mallkimi të padrejtë publik!
Lùlu – demiurgu i subjektit të lirë!
Analizë romanit «Rebelimi i Lúlus» të autorit Albatros Rexhaj, botoi «Pegi», Tiranë, 2015.«Vetëm një roman», me këtë dilemë e hap politologu Claus Leggewie esenë[1] e tij për romanin «Nënshtrimi»[2], të shkrimtarit Michel Houellebecq. E njejta pyetje të shfaqet sapo të mbyllësh fletën e fundit të romanit «Rebelimi i Lúlus» të Albatros Rexhajt. Të dyja veprat,… Continue reading Lùlu – demiurgu i subjektit të lirë!
Ai vdiq i shtrirë mbi gjak dhe urinë
Kështu vdesin tiranët. Si Stalini. Ai u gjet i vdekur, i shtrirë mbi urinën dhe gjakun e tij, disa orë pasi që e kishte braktisur fryma e fundit. Në kushte më ndryshe se gjeorgjiani Jossif Wissarionowitsch Dshugaschwili nuk vdiqën as Hitleri, Lenini dhe plotë subjekte tjera kyçe të historisë së njerëzimit.
«Demarkacioni» si shans kundër «Kosovës perëndimore»
Për një kategori masive brenda politikës kosovare nuk bëhet fjalë vetëm për 8 mijë hektarë tokë. Për ata «demarkacioni» është shans për ta përmbytur shtetin properëndimor kosovar – qoftë edhe me dhunë! Kush është ajo kategori?
Debati që diskualifikoi pushtetin!
Vetë kërcënimi se pa ratifikim s’ka viza është kërcënimi më joliberal i mundshëm. Habia tjetër janë SHBA-të që sponsorizojnë një «Marrëveshje» të bërë me suspendimin e sipër të vlerave themelore të sistemit politik që ka vetë dhe që e donë Kosova, atë të demokracisë me shtet ligjor dhe institucione të pavarura!
