Liria me haraç dhe BE

BE trajton Kosovën keq ose thënë troç; në disfavor të saj! Një politike të këtillë, të njëanshme mund t’i kundërvihej vetëm një demokraci e vendosur dhe stabile. Të fundit Kosova fatkeqësisht nuk e ka; më shumë për shkak të një opozite grindavece, destruktive edhe në çastet më dramatike për vendin.

E dini atë sagën me «Mbretin e peshqve»? Giorgio Agamben në studimin e tij teopolitik «Sundimi dhe lavdia» (GJ 2010: 89-90) e rirrëfen fragmentin e huazuar nga romani «Mbreti i gral-it ose Parcivali» të shkrimtarit francez Chrétien de Troyes (1140 – 1190) në të gjitha variantet e mundshme: Fjala është për mbretin e një «terre gaste»-je (vend shkretëtirë), i cili përveç peshqve nuk ka asnjë burim tjetër mbijetimi ekonomik. Kjo mirëpo është mynxyra e dytë e monarkisë, kur kihet parasysh se mbreti është i plagosur mu ndërmjet këmbëve! Ai nuk mund as të ecë, as të rri në këmbë e as mbi kalë. Tërë kohën sundimtari i gjymtuar e shpenzon duke zënë peshq ose deleguar ministrat që bëjnë gjithçka tjetër por jo atë që beson ai.

Ky fragment, në shkencat politike – gjithmonë sipas Agambenit – është bërë formulë universale për të përshkruar, veçanërisht, sundimtarët, politikanët, mbretëritë, qeveritë, pushtetet impotente. Ato sisteme politike që për arsye të jashtme ose të përtejshme (fati) bëjnë jetë vegjetative, vendnumëruese, pra janë të bllokuara në veprim.

Ky fragment të prek në tru si rrufé sapo të mendosh në politikën e brendshme të Kosovës; ajo duket e bllokuar, impotente, vendnumëruese, e gjymtuar madje në fushat më jetike të saj, siç nënvizoi së fundi dhe arsyeshëm në një kollumnë të tij edhe Berat Buzhala (Express: 13.09. 2015).

Prej nga vjen kjo impotencë e mëzgjatur e qeverisë kosovare? Po të përfillim vetëm versionin shpjegues të asaj turmës së madhe të komentatorëve para- ose pseudointelektualë, urrejtja e të cilëve ka marrë përmasa piromaniake edhe ndaj vetë qenies së shtetit kosovar, atëherë do të na mjaftonin vetëm dy a tri kode: kriminelë, katundarë, të pashkollë! Ne mirëpo nuk na shërbejnë fare këto kode ngase edhe pse «e dimë» që administratat janë të korruptuara nuk disponojmë as me një përqind dëshmi legale për ta materializuar akuzën nevojshëm; atributi i dytë (katundarë) është gjeoracist dhe i treti (pashkollë) nuk qëndron fare. Përveç këtyre akuzave aktualisht imagjinare dhe të zhargonit akulturor është edhe një aspekt tjetër, jashtëzakonisht i rëndësishëm, që absorbon energjinë e (pu)shtetit të ri duke e bërë atë impotent: varësia nga aleatët ka filluar atë më tepër ta bllokojë se sa ta ndihmojë!

II.

Perspektiva e masave kosovare për aleatët (përkundër propagandës anti) në mënyrë kontinuitative, dinamike ka evoluuar pozitivisht drejt një finaleje vertikale: Ata nuk janë vetëm çliruesit (jo vetëm) e vendit, siguruesit e ekzistencës së tij, por edhe instanca gjykuese dhe vendimmarrëse në momentet kur nuk ec puna matej. Sa është i saktë ky perceptim që duket të jetë i shumicës?

Perëndimorët mundësuan çlirimin e Kosovës, në këtë aspekt as që mund të ketë dilema. Pa prezencën e forcave të NATO-s (sidomos amerikanëve dhe gjermanëve) Kosovën Serbia qëmoti do ta kishte shndërruar në poligon për shfrenimin e bandave paramilitare dhe shërbimeve sekrete të saja. Plotë herë është shkruar se: demokracia, respektivisht shteti kosovar delegohet sot e kësaj dite nga fuqitë, të cilat i ndihmuan në krijimin e tij. Konkretisht dhe radikalisht: Bashkësia Ndërkombëtare, më vonë SHBA-të, BE dhe aleatët tjerë ushtrojnë veto në çdo lëvizje të politikës qeverisëse kosovare, madje edhe duke anuluar vendime të parlamentit (gjykata speciale) për t’i risjellë në pozitën e kërkuar prej tyre. Perceptimi i shumicës del të jetë preciz, i qëndrueshëm.

Related

Çibani gjerman në trurin shqiptar

Merkel zgjodhi Beogradin si qendrën nga ku i dha...

Albin Kurti si projeksion i një mentaliteti në huti

Asgjë sot nuk bëhet më pa projekt. Intelektuali që...

Aura e Mesias dhe autoriteti i Mahmutit

Kur kritikon qeverinë të thonë prit se herët. Sikur...

Fanatikët kërcënojnë Laviatanin

Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?

Testamenti i Milladinit

Rama tha se Kosova nuk ka gjasa ta padis...