Kampanjat e agjenturave «globale»

Maqedonia është fushëbetejë organizatash “globale” apo pan-nacionaliste që nëpërmjet parasë duan të instalojnë një “rend të ri” në dëm të kulturave vendore. Dështuan dhe do ikin ngase rezultojnë poaq totalitare sa mostrat e tyre pararendëse.

Shumica e historianëve janë dakord: varrin, çdo perandorie, në fund ia bënë kulturat dhe identitetet lokale. Rezilienca e tyre sfidon edhe sot, si përbindëshi më kategorik, gjitha projektet e mundshme supranacionale që kanë për synim universalizimin e idéve të tyre. E kanë fjalën historianët këtu për nacionalizmat, fashizmat e të llojit? Jo. Kombet janë të para dy tri shekujve e perandoritë vijnë e shkojnë që se ka nisur homo erectusi të ndiej veten.

Shtypja e masave edhe pse ndodhte mbi gjithë njëjtë, pavarësisht identitetit të tyre lokal, gjenealogjik apo gjuhësor, mobilizimi i tyre, organizimi rezistues natyrshëm ndodhte sëpari ndërmjet atyre që njiheshin dhe komunikonin ndërveti. Kjo tezë përnjëherë implikon edhe argumentin pasues, i cili nuk i bind si duket as elitat “postmoderne”: janë globalizimet, ndërhyrjet me karakter totalitariteti ato që përforcojnë identitetet, kulturat lokale ngase i detyrojnë në modusin e vetëmbrojtjes, e jo nacionalizmat, fashizmat e racizmat e identiteteve të veçanta, siç pretendojnë të argumentojnë sociologët e padijshëm në histori.

Si ky paradoks?

Kur ke realitetin përballë nuk ke arsye të heqësh pluhurin e arkivaliave muzeve ku ruhet historia.

Disa shembuj nga aktualiteti ndoshta u asistojnë tezave tona.

Në Maqedoni është fushëbeteja aktuale ku në formën më të qartë mund të përshkruajmë dinamizmin e përplasjes së programeve me karakter “totalitar supranacional” dhe identiteteve autoktone.

SOROS

Soros-i në Maqedoni ka vite që ushqen opozitën socialdemokrate dhe dhjetëra OJQ civile. Me miliona. Që koincidenca të jetë edhe subversive: paratë së fundi i ndanë ish bashkëshortja e kryeministrit aktual shqiptar Edi Rama.

Po ç› donë dhe kush është organizata Soros? Kritikë të shumtë nga e majta dhe e djathta thonë se hebreu me origjinë hungareze György Schwartz alias George Soros me Open Society Fondacionet e tij tenton t’ia imponojë botës një “rend të ri ”. “Filantropia” e sot amerikanit Soros konsiderohet si vazhdimësi e fondacioneve kapitaliste “Ford” dhe “Rockefeller” – i fundit ende nuk ka dhënë shpirt, duke u shndërruar më shumë në biznes.

Vlerat taktile që i proklamon Soros janë ato të programit filozofik të racionalistit kritik, austriako-britanik Karl Popper që i shtroi në veprën “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj”. Në këtë teori Popper u shpall luftë sistemeve totalitare të Platonit, Hegelit dhe Marksit në interes të pluralitetit, respektivisht aftësive kritike të subjektit në shoqëri. Kjo qasje do të parandalonte rikthimin e fashizmit, nacionalsocializmit dhe komunizmit. Super. Përkryerja e sistemit të “shoqërisë së hapur” do të kulmonte duke rritur lumturinë dhe pakësuar vuajtjet e shumicës.

Po si?

Me pare. Kapital. Kështu e kuptoi Soros. Dhe efekti i tij për të ndikuar në krijimin e “eitave”, “medieve”, “revolucioneve” që nga vitet e 70-ta e deri sot që nga Afrika Jugore, Ukraina e sidomos në Europën postkomuniste janë imense.

Bilanci: pozitiv apo negativ? E mësuan gjitha këto shoqëri përmendsh librin e të atit të tij „Maskerado ĉirkaŭ la morto“ në artificialishten esperanto apo jo?

Përkundrazi edhe programi me synime globale i Sorosit dështon se është bërë edhe më totalitar se ai i Platonit, Hegelit dhe Marksit. Pse? Më vonë. Njëherë të bastisim Sorosin në versionin turk.

FETÖ DHE TIKA

Turqit sikur të kishin kopjuar programin e Soros por për nevoja të veta. Gjersa në taborin joshqiptar kontrollin e morën sorosianët nëpërmjet LSDM dhe sateliteve të saja, në këtë të skamnorëve perëndimorë të vendit u instaluan organizatat panturke të “Fetö”, “Tika” me patericat e saja “BESA”, “Logos”, “TV Shenja” dhe një pjesë të xhamive të vendit.

Edhe këto me të njëjtën metodë si Soros; me kapital. Jo të fituar nga spekulimit gjatë përmbysjes së pfund-it, euros, dollarit, por nga agjencitë dhe shërbimet sekrete që lajnë para në udhë e sipër. Jo vetëm të vetat, por edhe të vendeve tjera arabe. Ideologjia; gülenisto—erdoganeske. I dyti ia përvetësoi mësimet të parit. Konflikti është temporal dhe relacional në kontekst me shtetin. Güleni donë të merret shteti vetëm kur është sheriat. E Erdogani është i bindur se shteti para se të merret nuk bëhet dot sheriat. Esenca e doktrinës: “nacionalizimi i islamit sipas traditës anadollako-turke, pushtimi i demokracive nëpërmjet elitave islamike, marrja e pushteteve dhe modifikimi i tyre në sheriate dhe rikthimi i madhështisë osmane”. Në vend të esperantos, njeriut universal “të hapur” të Sorosit ai me fes turk dhe dhe mundësisht si perandori qoftë edhe me “mbetjet e saja”. Edhe ky version dështoi, ngase nuk siguroi më shumë se tre deputetë të bindur për kauzën dhe dy të shitur për pare e jo se ndihen ashtu.

Të njëjtët u tha se do jenë nën hetime për shkak të korruptimit jo vetëm material por edhe të sabotimit të rendit kushtetues nëpërmjet aplikimit të agjendave të huaja. Kjo vlen edhe për organizata tjera. Është hakmarrje e Gruevskit apo vërtet tashmë janë siguruar materialiat ekzistente nuk dihet.

Në Maqedoni e pësoi vetëm pala shqiptare duke përçarë shqoërinë në favor të këtyre programeve. Zoran Zaev dhe socialdemokratët, përkundrazi: përforcojnë (mosndryshimi i kushtetutës me asnjë kusht) identitetin e tyre hibrid dhe në krizë drejt një modeli edhe më statik dhe të mbyllur se ç’synon Soros.

EFEKTET

Shoqëria e hapur e Popper-it sugjeron racionalizimin e njeriut drejt një pluralizmi – demokracie kur elementët nuk janë në konflikt. Nga i morën sorosianët dhe panturqit njerëzit që militojnë për ta për ti bërë “esperanto” apo “neoosmanë”? Nga kulturat autoktone. E ç’bënë këto “elita” gjatë rekrutimit të njerëzve për vizionin e tyre: shpallën çdo aksion që manifeston historinë, kulturën, identitetin e këtyre njerëzve fashizëm, nacionalizëm, racizëm. Vetë u pasuruan me kapitalin e spekulimeve dhe paralarjes dhe prodhojnë trinitetin: trazira-dhunë dhe sabotimin e demokracive në favor të ideologjisë së tyre. Nëse kjo nuk është qasje totalitare çka është atëherë?

Nuk ka rëndësi se a je perandori prapaskenore apo skenore dështon nëse tenton të përmbyssh kulturat autoktone. Pluralizëm nuk është ta shuash tjetrin në favor të personales, por ta pranosh atë si pjesë integrale. Për më shumë; ç’u bë me demokracinë? Nëse në një shumicë ndihet ashtu siç ndihet dhe voton ashtu siç bën ku e merr të drejtën një kastë e veçantë, singulare brenda shoqërisë, t’i imponojë asaj zgjidhje sipas peshores së saj. Hipotezës rreth manipulimit të masave nga politika, e fundit mund t’i përgjigjet me faktin; për çka i shpërndani ato miliarda botës, ndërtoni qindra institucione arsimimi, media? Për t’i zhvilluar kulturat vendore dhe për t’i pasuruar vendet? Jo. Se edhe vetë programi i “Shoqërisë së hapur” përfundon në një doktrinë totalitare, madje ngase jotransparente edhe më e dëmshme se ajo e Platonit, Marksit dhe këtyre pseudobesimtarëve refraktarë.

Ky është efekti. Rezistencën e kulturave autoktone e të difamuara tash na shfaqin në formën më të egër: Orbani, Le Peni, Trump-i, Polakët, Gruevski, Brexiti dhe lista do të zgjatet.

Bota nuk ndryshohet e lumturohet duke imponuar njëdimensionalen tënde si të vërtetën e vetme.

Related

Çibani gjerman në trurin shqiptar

Merkel zgjodhi Beogradin si qendrën nga ku i dha...

Albin Kurti si projeksion i një mentaliteti në huti

Asgjë sot nuk bëhet më pa projekt. Intelektuali që...

Aura e Mesias dhe autoriteti i Mahmutit

Kur kritikon qeverinë të thonë prit se herët. Sikur...

Fanatikët kërcënojnë Laviatanin

Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?

Testamenti i Milladinit

Rama tha se Kosova nuk ka gjasa ta padis...