Islam apo iman?

Që nga paramoderna e deri sot shumica e dijetarëve islamë kërkojnë që në fillim të favorizohet īmān –i si mjet ekspansioni e jo islām-i, sepse i fundit perceptohet edhe si identitet, hapësirë kulturore, etnologjike, sociale e ekonomike me arabët si primatë dhe si i tillë krijon konflikte me identitetet tjera nacionale. Me të drejtë. Për çka?

Fe me dhunë?

Së paku që me pagëzimin e trakasit nga Dacia mediterranea e prefekturës së Illyricum-it Petrus Sabbatius, alias Justinian si perandor më 1 janar 528, disponojmë me tonelata fakte që flasin për gjenocide fizike dhe kulturore në favor të përhapjeve së religjioneve.

Jahwe e Allahu në tirqi, me plis

ULTIMA RATIO I /Dikush i hoqi kapakun shishes magjike; nga gryka e saj nuk i doli korrieri ekzotik për t’ia plotësuar dëshirat, por përkundrazi nga aty i shpërthyen shpirtrat e muxhahidëve autobombë dhe ata të kalorësve të inkuizicionit dikur oksidental e sot oriental. Ka kohë që lugetërit e rizgjuar, fanatikët e çdo feje e sekti… Continue reading Jahwe e Allahu në tirqi, me plis

Fe se frikë?

Arkeologët thonë se frika ka qenë motivatori zanafillor nëpër artefaktet me karakter religjioz. ULTIMA RATIO II / Arkeologët thonë se frika ka qenë motivatori zanafillor nëpër artefaktet me karakter religjioz. Jo pa të drejtë: Të parat vizatime e skica, të zbuluara shpellave të orientit (datuar dyzet mijë vjet para e.s.) ekspozojnë dukuri, momente dhe figura që… Continue reading Fe se frikë?

Pushteti i elektorit

EXTERNAL POINT OF VIEW/ Sa herë janë zgjedhjet Shqipëria le përshtypjen e ishullit në përmbytje. Evropa dhe SHBA-ë thonë është tejkaluar limiti. Ndërmjet flakëve të pushtetit dhe opozitës është shtangur plotë frikë elektori. Çka të bëjë ai? «Quo Vadis» ky titull i romanit të shkrimtarit polak Henryk Sienkiewicz duket të jetë moto e përjetshme shqiptare. Shqipëria së… Continue reading Pushteti i elektorit

Published
Categorized as Analiza

Të gjithë kundër shtetit

Sidomos qeveria maqedonase sillet sikur të mos ketë kuptuar faktin se; Sa më shumë padrejtësi, diskriminime, sa më tepër hasmëri e ndarje ndër etnitë, kulturat e religjionet aq më pak Maqedoni. Ose e ka kuptuar këtë dhe ka plane tjera?

Liderët që (nuk) i kemi

Shumica e ekspertëve aktualë (Nolte, Agamben, Badiou, Ranciere, Nancy etj.) që analizojnë instalimin e demokracive në vendet postsocialiste besojnë se dikur edhe këto shoqëri do të «sundohen nga liderë legjitimë dhe racionalë» si në demokracitë e konsoliduara të Evropës. Me një kusht.

Kur flet Bashkimi përdhoset Halili!

Jo vetëm mediat dhe politikanët bartin përgjegjësi për mënyrën tonë shpesh të egër të komunikimit publik, por të gjithë. Gazetat kanë nevojë për kapital, politikanët për vota e ne për të shkarkuar frustrimet ose… Përpjekje për ta përshkruar një problem: problemin e kulturës së komunikimit shqiptar.

Parada verbale e irracionalëve

Nga mënyra se si komunikojnë politikanët shqiptarë me masën mësojmë se sa irracionalë dhe keqbërës dalin! Në një intervistë dhënë revistës «Der Spiegel» (1969) njëri nga etërit e «Shkollës së Frankfurtit» Theodor W. Adorno tha: «unë bëra një teori kritike mbi proceset shoqërore dhe kurrë nuk më shkoi mendja se njerëzit do përpiqen ta realizojnë atë me koktej molotovi».