Berisha para gjyqit?!

Albania’s new Socialist Prime Minister Edi Rama speaks at the Parliament promising to make his country less reliant on remittances from migrant workers by creating 300,000 jobs at home, Wednesday, Sep. 11, 2013. Rama formally presented his policies to parliament, at the start of a debate that at the end would confirm nominations for his 20-member cabinet, which would then be formally sworn in. (AP Photo/Hektor Pustina)

ETHNOCIRKUS / Fjalimi i parë i kryeministrit të ri Edi Rama para Kuvendit shqiptar u perceptua si kërcënim. Ai tha se askush nuk do t’i ikë përgjegjësisë për krimet e bëra gjatë qeverisjes së shkuar.

Demokratët braktisën sallën e Parlamentit. Në asistencë këtyre u doli edhe LDK e Prishtinës, duke bërë gafën humoristike të radhës dhe duke dëshmuar se ende janë të papjekur për tu aprovuar si forcë e aftë për qeverisje. 

Të «djathtët», militantët e majtë dhe kundërshtarët e qeverisë së re shqiptare duket se mezi presin, dhëmbëkërcëllueshëm e uluritshëm, që kryeministri i ri Edi Rama të nis procesin e martirizimit të Sali Berishës. Kjo nënkupton sjelljen e ish kryeministrit para gjyqit për shumë vepra të tij që konsiderohen të jenë penale (Gërdeci, Fazlliçi, Deti dhe shumë të tjera si këto). Në politikë shtë gjithmonë porblematike të përcaktohet linja ndërmjet penales dhe keqqeverisjes, politikes dhe mafiozes, të qëllimshmes dhe të paramendueshmes, korruptives dhe idiotes, prandaj akti i sjelljes së «Berlusconëve» para gjyqësisë asnjëherë nuk do të jetë i ndarë nga inetrpretimi politik i tij. E si i tillë – akti – ai gjithmonë mbetet besnik i mekanizmit të vetë: bashkë me të vjetrit paraeliminohen edhe të «rinjtë»!

Gabimin më të madh në biografinë e tij politike Edi Rama do ta bënte nëse lejon ose arranzhon që ish kryeministri shqiptar Sali Berisha të ndiqet penalisht. Jo se ky nuk ka se për çka të akuzohet, porse qeveria e re duhet të dëshmojë se nuk është si ajo e shkuara dhe më në fund institucionalizon respektin për burrshtetasit në pension, duke i ftuar madje edhe në këshillim aty ku mendohet se mund të kontribuojnë diçka. Kjo për viktimat konkrete të qeverisë së shkuar është një harraç i madh, ashtu siç është edhe për demokracinë dhe shtetin juridik shqiptar, mirëpo një vijë e kuqe, një kulturë e re është e domosdoshme nëse Edi Rama vërtet ka vendosur ta instalojë shtetin juridik, sepse ai ende as që ka filluar jetën në shtetin shqiptar. Është përvojë e gjitha demokracive të konsoliduara deri tash: korrupsioni, krimi «legal» dhe kapja e shtetit mund të luftohen vetëm në preventivë dhe nga një shtet i fortë juridik, me jetësimin e tij sistemi vetë – pa involvimin direkt të politikës  – Ligjësia i identifikon dhe i neutralizon tumoret e mundshme ilegale që kryehen nën pardesynë e legalitetit, pavarrësisht statusit social a politik të akterëve. Instalimi – dhe falja si harraç – i kësaj kulture të re politike është parakushti themelor nëse një shtet vërtet donë të ndrrojë rrugën ka e mira dhe drejt demokracisë stabile.

Ndoshta ky provim i Ramës do të jetë esenciali për mënyrën e hyrjes së tij në historinë politike të demokracisë shqiptare. 

By Xhemal Ahmeti

ka lindur në Lugmir [Dobërdoll] të Maqedonisë. Ka mbaruar Historinë e Arteve, Mediat, Historinë, Antropologjinë Sociale [lic. MA+] Religjioshkencat dhe Filozofinë [Dr.phil|] . Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht dhe ndër tjera punon në Universitetin e Freiburgut (Zvicër) si hulumtues shkencor i religjioneve. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore. Jeton në Bernë.

Leave a comment

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.