Ç’përmban Raporti i Dick Marty-t?

Analiza e raportit që ndezi polemika të mëdha mbi Kosovën dhe lidershipin politik të saj.

Dick Marty është i sigurt: Shtëpia e verdhë në Burrel i ka shërbyer UÇK-së si sallë operimi për të zhvilluar kontrabandën e saj me organe njerëzish. Viktimat kanë qenë serbë dhe romë. Në fillim të Raportit të tij (Pikat 1-20, Faqe 1-4) ai përsërit të njëjtat akuza si në raportin e tij të parë që u publikua me 11 qershor të vitit 2007.

Përfundimi i Marty-t: Të gjithë përpiqen të fshehin krimin. Gjatë konferencës për shtyp ku Marty prezantoi raportin e tij një gazetar e pyeti: «Çka të fshehin?», «dëshmitë natyrisht», iu përgjigj Dick Marty. «Cilat dëshmi? Ju nuk i keni ato, prej nga jeni i sigurt se ato ekzistojnë», e pyeti një gazetar tjetër. Pas një pauze, Marty me një lehtësi: «Do t’i gjemë ato». 
Deri atëherë, durim pra.

Shqiptarët, të mllefosur

Qeveritë shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë reaguan plot mllef. Akuzat e Marty-t nuk paskan të bëjnë me zbardhjen e plotë të rastit në fjalë, por bëhet fjalë, sipas tyre, për një intrigë të përgatitur mirë nga “antishqiptarët”. 
Presidenti shqiptar Bamir Topi di më shumë: «Raporti i Dick Marty-t është i stimuluar nga ultrancionalistët serbë», tha ai pardje para medieve shqiptare.

Edhe opozitari i së majtës shqiptare Edi Rama nuk ka mendim ndryshe: «Kësaj radhe edhe unë jam me mendimin e Berishës se Dick Marty është një sharlatan».

Hashim Thaçi, i cili drejtpërsëdrejti akuzohet nga politikani zviceran, kërcënoi se do padisë autorin e raportit. «Marty duhet shpejtë të sjell fakte për këto akuza, përndryshe duhet të llogaris me një padi penale», kështu ishte mesazhi nga Prishtina.

Administratori i parë në Kosovë Bernard Kouchner është skeptik ndaj raportit zhurmëmadh. Eksponentë të  NATO-s dhe SHBA-ve demantuan konstatimet e Marty-t gjoja të kenë qëndruar indiferent ndaj hetimeve të rastit së «shtëpisë së verdhë».

Më qartë në këtë kontekst u deklarua dje zëdhënësja e EULEX-it në Prishtinë Christina Herodes: «Pas një hulumtimi të gjatë të rastit hetuesit e EULEX-it nuk gjetën dëshmi në «shtëpinë e verdhë», të cilat do të konfirmonin akuzat rreth kontrabandimit me organe njerëzish». 
«Nuk është diçka sensacionale që hetuesit nuk kanë gjetur gjë», kundërshtoi Carla del Ponte. Pse? Sepse: «Kosova është fëmija e dashur e SHBA-ve», tha ajo në një intervistë me të përditshmen zvicerane nga Berna «Der Bund». Pra ajo lenë të kuptojmë se SHBA- të janë ato që pengojnë zbardhjen e të së vërtetës? 

“EULEX nuk bën punën si duhet”?

Edhe më interesant është pjesa e dytë e raportit. 176 «konkludime» përbëjnë pjesën e dytë të raportit të juristit «të pavarur e të drejtë» – siç u kualifikua ndo do miqtë të tij nga Tiçino. Kemi të bëjmë me një xhungël thash-e-thëniesh, të cilat nga profesionistët e jurisprudencës nuk do të pranoheshin as si indikacione.

Megjithatë ai parashtron aty disa pyetje (Pikat 85 – 77), të cilat kërkojnë vëmendje: 
Në qoftë se EULEX dhe instancat tjera ndërkombëtare në Kosovë dhe Shqipëri paskan hulumtuar në mënyrë të rregullt rastin dhe paskan ardhur në rezultate përmbyllëse, atëherë pse këto nuk i kanë dorëzuar në mënyrë zyrtare e publike në Këshillin e Evropës, në parlamentin e saj, pse ato nuk ia janë dorëzuar po në të njëjtën formë siç bën Dick Marty Komisioneve të OKB-së për të drejtat e njeriut e të ngjashme?

Tragjikomike në këtë aspekt – ku Marty ka plotësisht të drejtë – është edhe fakti se EULEX madje ka edhe një lloj përgjegjësie ndaj KE për një gjë të tillë.

Dick Marty tha edhe vetë: ai nuk ka fakte. Shtëpia e verdhë ende nuk është prishur. EULEX dhe NATO apelojnë tek Marty që të mos merret me provokime. Qeveritë shqiptare kanë përshtypjen sikur spekulimet e këtij lloji ndikojnë në destabilizimin e politikave të brendshme e të jashtme të vendeve të Evropës Juglindore dhe parasëgjithash, ato ndikojnë shumë në bllokimin e dialogut të iniciuar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Dihet publikisht që Dick Marty ka kontakte miqësore me personalitete të caktuara e qeveritare në Beograd. Megjithatë nuk ekzistojnë fakte konkrete – siç pretendon presidenti shqiptar – që Dick Marty për hir të interesave miqësore me serbët të ketë për qëllim destabilizimin e Kosovës. Ndoshta përpiqet presidenti shqiptar të imitojë Marty-n dhe operon njëjtë si ai: me thashetheme.

Shumë zhurmë për asgjë? Spektakël. Nuk besojmë. Pasojat që tani janë të dukshme. Disa nga vendet perëndimore, të cilat kanë lidhje miqësore me Kosovën, kanë filluar t’i rishqyrtojnë lidhjet e tyre me shtetin e ri, e sidomos me elitat e saja politike.

Related

Çibani gjerman në trurin shqiptar

Merkel zgjodhi Beogradin si qendrën nga ku i dha...

Albin Kurti si projeksion i një mentaliteti në huti

Asgjë sot nuk bëhet më pa projekt. Intelektuali që...

Aura e Mesias dhe autoriteti i Mahmutit

Kur kritikon qeverinë të thonë prit se herët. Sikur...

Fanatikët kërcënojnë Laviatanin

Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?

Testamenti i Milladinit

Rama tha se Kosova nuk ka gjasa ta padis...