Paranoja | Roman | Rozafa 2003, PA 2013, EV 2018 | Prishtinë
Në kabinetin e presidentit ekzekutohet një poet. Krisma dëgjohet edhe jashtë murreve të pallatit. Nis komploti i aparatit shtetëror për të eliminuar «dëshmitarin e vetëm». Përderisa shërbimet sekrete përpiqen të gjejnë mënyrën më të përshtatshme për të shuar dëshmitarin, i cili në dosjen e agjentëve avancohet deri në atentator të presidentit, ai, kryepersonazhi Martin Gera kërkon arsyet e papërkryershmërisë së qenies, përpiqet ta rrëzojë kufirin në mes çmendurisë dhe «normalitetit», tregon për brutalitetin e viktimës kur i vjen rradha të sundojë mbi të tjerët, luhat botëkuptimet konvencionale mbi identitetin dhe përkatësinë e njeriut të postmodernës duke e barazuar atë me një qen të pazotë që flen pas kontanjerëve me hedhurina të kryeqytetit.
Rrëfimin, për aftësinë dhe paaftësinë e pushteteve për të organizuar e fshehur komplotet dhe krimet e tyre, e shoqëron paralelisht meditimi filozofik (nga shumë perspektiva) mbi paranojën, e cila në njërën apo tjetrën formë është prezente në jetën e çdo njeriu.
Shkarko: Paranoja by Xhemal Ahmeti