Donika gaboi. Gabuan edhe funksionarët e AAK-së. Përulja e Haradinajt përballë varrit të Jusuf Gërvallës le të jetë fundi i një polemike që nuk e meriton as të mbahet mend.
Fjalërufétë e Donika Gërvallës kundra shefit të AAK-së nuk janë risi. Pse kësaj rradhe plasi sherri më shumë se herat tjera? Sepse ato i tha Donika Gërvalla – Schwartz, ngase ato u morrën si statement i bijës së të ndjerit Jusuf Gërvalla dhe atë vetëm disa ditë para 17 janarit. Së paku kështu e përceptoi opinioni, ndoshta edhe se ajo nuk barttë funksione relevenate në partinë që mbrojti, favorizoi, delegoi si zgjedhjen më të mirë për Kosovën. Opinioni u përça edhe njëherë më keqas se sa që është zakonisht.
Ende pa përfunduar intervista e saj nisën reagimet. Ndër to edhe shumë të ashpra, jodinjitoze, gatilinçuese dhe fyese. Tashti mirëpo nëse i hyjmë aferës nga kryet nuk i ikim dot burrimit të llavës së pështymave. Si nisi beteja?
1.
Donika Gërvalla – Schwartz tha: „Ramushi është kriminel ordiner“. Ajo pak më herët tha se edhe Shpend Ahmeti është „pulë frikacake“. Edhe Albin Kurtit ia dha diplomën e enverisit pa mundësinë e përmirësimit. Donika Gërvalla – Schwartz politizon polarizueshëm, pa dorrëza dhe duket me synim konkret. Cili është ai? Nuk spekulojmë.
Të ndalemi analizueshëm tek konflikti Donika – AAK. Donika për shefin e AAK-së tha një fjali që tashmë, qysh nga koha kur qeveriste me LDK-në, së paku në një media zvicerane dhe në do shqiptare ka marrë përmasat e atij refrenit dikur të famshëm: „Parti Enver jemi gati kurrdoherë“. Pse Donika Gërvalla – Schwartz, juriste për nga profesioni bëri një gabim kaq kapital duke akuzuar aq rëndë një shef subjekti politik të jetë kriminel ordiner, pa e ofruar asnjë provë materiale? Qoftë një rast apo një emër konkret? Spekulimi gjoja ashtu ta kenë „nxitur“ veteranët bjerrakohës të LDK-së nuk zë vend kur kemi parasysh përgatitjen profesionale, zgjuarsinë dhe autonominë që manifeston zonja në fjalë. Prej nga e merr ajo këtë mandat kompetencashumë të gjykojë publikisht? Nga krediti që ia ka lënë i ati, natyrisht. Ndryshe do të ishte sikur të kishte ndonjë funksion të lartë në shoqëri, që nuk e ka. Keqpërdori ajo famën e atit të vrarë për t’iu shërbyer interesave të ngushta të një partie politike? Pa dëshirën e vetë partisë, pasi ajo butë u distancua (Isa Mustafa) nga zonja Gërvalla duke deklaruar ajo ta ketë tepruar.
2.
Reagimi doli konform provokimit: brenda vetëm disa orëve u shpall shtrigë, përçarëse, nxitëse dhe më e tmerrshmja ndër të gjitha: të ketë gisht në vrasjen e prindit të saj sepse ka hyrë në shërbim të tyre. Një akuzë e këtij soji është monstruoziteti me fytyrë njeriu. Po pse çka pret një e/i zgjuar pas një etiketimi aq të rëndë jashtë sallave të prokurorisë, gjyqësisë? Ta pandehish publikisht dikë si kriminel ordiner është sugjerim për linçim të të akuzuarit nga liria. Sidomos në vendin ku jeton zonja Gërvalla.
Në këtë reaksion të vetënxitur nuk munguan edhe përgojimet raciste rreth mbiemrit të saj, nënës së saj – e cila s’ka asnjë lidhje me debatin – ashtu siç nuk munguan edhe racistët dhe fashistët e anës tjetër që tentuan ta marrin në mbrojtje Donika Gërvallën dhe më shumë i dëmtuan polemikës dhe asaj se sa që e lehtësuan.
3.
Donika Gërvalla gaboi. Ajo humbi kreditin publik të flasë më si trashëgimtare e Jusuf Gërvallës, sepse respekti do të jetë tash e tutje vetëm tarafesk, klubor, partiak, por jo më gjithëpopullor. Ashtu siç humbën pika respekti edhe disa zyrtarë të AAK-së që u tërbuan keqas.
Të shpresojmë se përulja e Ramush Haradinajt përpara varreve të trios Gërvalla – Zeka, dy tre ditë pas shpalljes së tij si kriminel ordiner nga vajza e tyre, të jetë epilogu i një polemikë banale, brutale që gati doli si sabotim i qëllimshëm i kujtesës për ata që dje më 17 janar duhej nderuar sa më me dinjitet.