Letrat e First Husband-it 

Prindon Sadriu nuk e ka me tjerët. Ai vuan. Është në gjendje të rëndë dhe duhet ndihmuar – jo me polemika publike, as me procese civile se nuk sjellin gjë. Ai duhet të mësojë të jetë i knaqur me rolin që ka dhe hë për hë të pushojë. E lodhi botën me protagonizmin e tij. 

Prindon Sadriu është njeri publik për shkak bashkëshortes së tij, zonjës Osmani, e cila aktualisht është Presidente e Republikës së Kosovës. Nga tash e tutje aforizmi «se pas çdo burri të suksesshëm gjendet një grua e fortë» nuk vlen më në Kosovë. E kundërta u afirmua dhe le ta pranojmë si ligj kanuni: «pas një gruaje të suksesshme gjendet një burrë me mustaqe», ose në këtë rast një mashkull faqekuq, me uniformë dhe dylbi.  

Përtej kësaj le ta provojmë një skicë psikografike të First Gentleman-it (!?). Pse ky është aq aktiv si në mbrojtjen publike të zonjës Osmani kur ishte në kolizion me partinë e saj, si gjatë zgjedhjeve ashtu edhe tash? Çka e mundon njeriun Prindon Sadriu?  Nuk di ajo të mbrohet vetë, sepse qenka femër, grua dhe i duhet një burrë me sakicë ta mbajë frontin?

Tash i kemi dy letra si material. Ulërima më intensive aty brenda është «u njoftoj se së shpejti do të paraqes një padi civile për shpifje kundër jush. Në këtë padi, ndër të tjera, do të kërkojmë edhe kompenzimin e dëmit që më keni shkaktuar me shpifjet që keni bërë». 

Cili është dëmi? Cilat ishin shpifje. Askush nuk shpifi. Kritika, e cila i bëhet se pse doli me uniformën e ushtarakut [në ato foto në stilin e diktatorëve me dylbi] në ceremonira ku nuk e ka vendin ngase shkel protokollin? Ç ‹dëmesh i ka shkaktuar ajo kritikë – e drejtë? E shkarkuan atë nga pozita e ambasadorit ad interim në Shkup apo zonja Osmani e ka kërcënuar ta defronizojë nga pozita e First Husband-it, etiket kjo me të cilën shënjohet jo rrallë partneri i Angela Merkelit? Gjykata që do merret me paditë civile prandaj do jetë e detyruar që dëmet t’i kërkojë brenda tij, pasiqë ato materiale mungojnë. Pra gjykata do të detyrohet të ikë nga përmbajtja e polemikave që shërbehen me «psikologjinë banale», atë të përditshmërisë dhe do të thirr psikiatër, të cilët pastaj ecur sipas profilerisë së diagnozës së Max Pulverit [Personi, karakteri, fati: 1944] dhe gjithë tjerëve nga Freud-i e deri tek psikologu i lagjeve luksoze të Prishtinës që të kërkojnë gjrumët, plagët, lëndimet e kritikës brenda substancës, frymës, shpirtit, psikës së njeriut të dëmtuar Prindon Sadriu. Ndoshta edhe të presidentes, pasi që është bashkëshortja e tij.  

 Që mos e zgjasim gjitha modelet që i kemi mësuar nga psikologjia e personalitetit, nga ajo e psikologjisë sociale, pra gjitha ato modele që mëtojnë ta përshkruajnë relacionin Njeri – Psikë- Edukim na përplasin para një njeriu që vuan nga kompleksi i inferioritetit. Një njeriu që sikur donë t’i bërtas botës: po a e dini se kjo kurrë s’kishte arritur gjë në këtë jetë pa mua? A e dini se unë jam protagonist esencial për fatet e Republikës së Kosovës – pas perdeve? Se ku vepron ai vetëm ai e di, mirëpo këtë donë ta kumtojë ai: protagonizmin, superioritetin e tij mbi Presidenten. Prandaj gjithë kjo luftë me çdo kënd që e përmend. Dhe pasi askush nuk donë t’ia mirënjoh rolin epokal duke bërë një grua të jetë presidente, ai nuk e kursen as «kryeveprën» e tij duke e dëmtuar, duke katapultuar madje dhe mbarë familjen në një cirk publik.  

Më mirë të pres pasi të mbarojë zonja Omsani mandatin e të garojë vetë se të sillet kështu pa lidhje. Ose nuk është aspak turp që të konsultohet me njerëz të fahut e të ikë nga kjo gjendje. 

Pusho mashkull se lodhe opinionin! 

Related

Homofilët, homofobët dhe deviatorët

Homofilët diskriminohen. Lufta e tyre është e arsyeshme dhe do ketë...

Forca enigmatike e një kulture

Është komplet e kuptueshme që njerëzit lodhen duke luftuar...

Kanti dhe imperativi i zvarranikut

Ti mund të jesh, arsyeja, vullneti i lirë dhe...

Metafora e «derrit të lumtur»

(Kushtuar derrave të lumtur të kulturosferës shqiptare: pushteteve politike,...

Vasalët imoral të Gorës dhe Mazgitit

A hyri Kosova në fazën e imunizimit me teokracinë...