Odiseu nuk kthehet më

Exil VOX | Botim vetëm digjital | 240 FQ | 2019 | Bernë 

Libri: «Odiseu nuk kthehet më», është përmbledhje esesh që trajtojnë tema dhe probleme fushash të ndryshme të dijes nga: letërsia, kulturologjia, filozofia, historia, artet. Në libër trajtohen vepra letrare, duke filluar nga antika, mesjeta, (pas)moderna, monumente letrare të llojit si saga e Gilgameshit, epet e Homerit, veprat e Dantes, Shilerit e deri tek ato të autorëve të sotëm e të djeshëm si Camus, Eco, Neruda, Baricco, Palamas, Yalom, Kundera, Quinn, Coelho etj. Një pjesë të veçantë në libër zënë vend edhe debatet aktuale intelektuale. Duke u krahasuar analizohen dhe kritikohen paradigma si ato të Sloterdijk, Eagelton, Žižek, Han, Arendt, Habermas, Herni-Levy, Sedlaĉek..

Shkarko: Odiseu nuk kthehet më

Published
Categorized as Libra

By Xhemal Ahmeti

ka lindur në Lugmir [Dobërdoll] të Maqedonisë. Ka mbaruar Historinë e Arteve, Mediat, Historinë, Antropologjinë Sociale [lic. MA+] Religjioshkencat dhe Filozofinë [Dr.phil|] . Ka punuar si kryeredaktor i disa të përditshmeve shqiptare dhe si redaktor në gazeta zvicerane. Aktualisht dhe ndër tjera punon në Universitetin e Freiburgut (Zvicër) si hulumtues shkencor i religjioneve. Autor i disa veprave me prozë, ese, kritikë letrare dhe studimesh shkencore. Jeton në Bernë.

Leave a comment

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.