Kush e do xhaminë në Prishtinë? Sa xhami ka Prishtina? Pse me katër minare? Pse LDK, PDK luftojnë LVV-në si parti antife dhe ku e ka vendin Tërnava?
Në një emision të televizionit publik kryeimami i Bashkësisë së myslimanëve të Kosovës Naim Tërnava u kërcënua me vetëmartirizim nëse nuk ndërtohet afër postës xhamia e „lejuar“ nga komuna e Prishtinës. Partitë e kryeqytetit si PDK dhe LDK bashkë me agjentët e tyre lartë poshtë publicistikës shqiptare i hynë kampanjës jo pro xhamisë, por për ta demaskuar Shpend Ahmetin dhe partinë e tij si antifé, antimyslimane edhe pse sipas tyre rritjen e madhe zgjedhjeve të fundit e mori për shkak të mashtrimit të kësaj kategorie shoqërore.
Tabori pro xhamisë thotë se pasi u ndërtua katedralja, madje duke deplacuar një shkollë dhe pasi lejohet kisha ortodokse mu në mes të kampusit universitar pse mos të ndërtohet xhami? Ky lloj argumentimi sugjestionon qëllimisht duke i ikur përgjigjes ndaj pyetjes: sa katedrale i ka Prishtina; sa kisha ortodokse dhe sa xhami? Realiteti sipas procedurës materiale, dokumentare është ky: xhamia është lejuar me kushtin që përzgjedhja arkitekturale të bëhet konform ligjeve urbanistike të Prishtinës. Tërnava ngul këmbë në versionin e tij anadollak osman. Komuna i ka propozuar versione tjera moderne.
Ky është konflikti i parë. Konflikti i dytë: ndërkohë Tërnava ka modifikuar projektin duke i shtuar aty elementin ekonomik biznesor të qebaptoreve me mish hallall, librarive dhe sakramenteve tjera kuazireligjioze. Komuna e Prishtinës që nuk donë të shkel ligjet e saja kërkon kompromis Tërnava kërcënon në mënyrën më të egër të mundshme. Pse kjo arrogancë?
II.
Është një sekuencë biblike interesante në dhiatën e re. Në një rast të veçantë Jezu Krishti, alias Hazreti Isa del nga koncepti që ia përbën habitusin si tërësi, atë që e devijon atë nga profeti paqësor në atë të përdorimit të dhunës, agresivitetit, përdhoset dhe grushton, shkelmon e hedh gjithandej stendat e «tyxharëve» që në hyrje të sinagogave bënin tregti. Paramendimi ekonomik i tregtarëve ishte represiv: të keqpërdorin nevojën e besimtarëve për të futur në tempujt e tyre duke i maltretuar me mallrat e tyre ose duke i detyruar të këmbenin stolitë e tyre. Ky mesazh ka mbetur si orientues në të gjitha religjionet abrahamike se „tyxharrlëku apriori nuk shkon me parimet e fesë së drejtë» po aq sa mospërzierja në politikë që deklamohej nëpërmjet motos «jepja Cezarit atë që është e tij». Ky ishte një revolucion në këto religjione ngase rehabilitonte besimtarin nga përzierja e tij në hendeqet (i)morale të kësaj bote. E përjashtonte atë nga marrja përgjegjësia për vdekjen e milionave nga varfëria dhe si viktima të pabarazisë kësaj bote. Këtë parim së pari e shkeli kisha katolike duke bërë politikën disa qindvjeçare të monarkive evropiane në luftë permanente brenda vetes dhe tash e provon edhe Naim Tërnava në Prishtinë – e provon të kopjojë fekondimin e «biznesit» me besimin. Nga vjen arroganca e tij?
III.
Po të ishte Naim Tërnava fetar nuk do të pushtonte me intrigat më debile bashkësinë islame të Kosovës, duke ia përdhosur kushtetutën. Me plotë skamnorë dhe të sëmurë në bashkësinë e tij ai shkon spitalohet me helikopter në Turqi dhe u dhuron fëmijëve të tij të lazdruar llamburxhini, ferrari dhe orë prej „dukati“. Po të ishte i ndërgjegjshëm Tërnava nuk do kërcënonte shtetin – edhe pse ky paranatal në aspektin civilizator e demokratik – me gisht e martirizime por do jepte dorëheqje duke marrë përgjegjësinë për ato 400 frymë në ISIS se u rekrutuan xhamive të tij. Po të ishte njeri Tërnava do të shpalonte gjitha dëmet që i ka bërë dhe do të shkonte në shtëpi ose në burg – varësisht nga pesha e krimit të tij. Por jo. Ai vazhdon se ka në kurriz pushtetin, PDK, LDK dhe mediat me plotë njerëz të shoqërisë civile të cilët thonë se njerëzit kanë të drejtë në xhami.
IV.
Po si nuk kanë njerëzit të drejtë në xhami? Është e drejtë e tyre supreme të munden ti kenë tempujt e tyre. Kush e konteston këtë? Mirëpo xhami jo qendër tyxharësh me ide, fé e nxitje për në Siri. Po pse me pesë minare? Nuk falen njerëzit në minare. Por në hapësira. Pse të formatit osman? Pse ky kryetaraku shërohet në Turqi? Minaret janë raketa simbolike të pushtimit të hapësirave se në kohën e sms-ve dhe digjitalitetit s’ke nevojë të ulërish me decibel maksimal.
Po ja që nuk është halli këtu se duan xhami. Duan ta vrasin LVV-në me armët e saja: duke përdorur si ata besimtarët si mish për topa për politikat e veta – gjitha partitë.
Doni xhami? Xhami po. Doni qendër tregtare? Në xhami jo!
A ndryshohen qëndrimet dhe vetitë për ta demonizuar një parti? Po. Pjellë e keqe.